Aktualitet Politikë

Berisha replikon me ministrin Çuçi e hedh akuza për fshehje të gjurmëve në ngjarjen e Himarës!

Kryetari demokrat, Sali Berisha hedh akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për të cilin tha se “mbajti qëndrim skandaloz pas ngjarjes në Himarë”.

Arjan Tase, me origjinë nga Përmeti, u rikthye në detyrë nga dy ministrat. Ai nuk plotësonte asnjë kusht, përveç lidhjeve të forta me dy ministrat Çuçi dhe Kumbaro.

Të dhënat e tjera janë shumë tronditëse. Ministri i Brendshëm apo ministri i familjes, rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë, për të cilët media ka nxjerrë emra dhe fakte.

Pas tre ditësh, në mënyrën më të papranueshme, shkon në verbërinë dhe shpirtkazmërinë e tij, nuk gjen dy fjalë për të shprehur ngushëllim për familjen.

Shikoni deri në çfarë shkalle arrin çnjerëzia e këtyre ministrave të degraduar. Bën një status të gjatë, që e fillon e mbaron me Sali Berishën dhe nuk gjen një hapësirë minimale për familjen që humbi fëmijën, pikërisht për shkak të këtij soj ministri.

Berisha hodhi akuza se u bënë tentativa masive për të fshehur gjurmët e krimit.

Jo vetëm autori tentoi të largohej, por janë zhdukur edhe kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, kanë marrë kamerat menjëherë dhe i kanë zhdukur.

Me këtë rast, unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat. Ky është hapi më minimal. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me haluçinacione, me vampirë politikë e mediatikë. Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore.

Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur.

I përgëzoj edhe njëherë qytetarët! Ata i lanë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj të merren vendimet e duhura!

Në krah të Berishës doli edhe Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi:

Turp të ketë ministri i Brendshëm, që në vend të shprehet pas tre ditësh e të bëjë një ngushëllim, merret me Sali Berishën. Po pse, Sali Berisha ia ka fajin që e ka mbushur Policinë e Shtetit me njerëz të droguar? Sali Berisha i ktheu në Polici, këta që janë dënuar e kanë patur probleme? Sali Berisha ia ka fajin që akoma nuk ka nxjerrë një komunikatë të qartë për të gjithë ngjarjen e se të kujt janë përgjegjësitë?