Celebrities Showbiz

Billie Eilish zbulon tatuazhin e saj më të ri, dizajni do t’ju habisë!

Ajo gjithmonë është në botën e saj dhe di si t’i mahnisë të gjithë fansat e saj. Billie Eilish është në qendër të vëmendjes për çdo veprim të sajin. Në premierën e filmit ‘No Time To Die’, ajo zbuloi një tatuazh të ri në dorën e saj. Fituesja 19-vjeçare e Grammy tregoi rastësisht ndërsa po ecte në tapetin e kuq me vëllain e saj më të madh, Finneas, në Royal Albert Hall, ku festuan edhe për këngën e Bond që ata krijuan për filmin.

Inkwork: Billie Eilish revealed a new hand tattoo of what appeared to be two fairies at the No Time To Die premiere in London on Tuesday night

Tatuazhi i saj i fundit tregoi dy zana të vogla të ulura pranë së bashku me krahë masivë të gdhendur në cepin e dorës së saj të majtë. Ky besohet të jetë një tatuazh i bërë së fundmi pasi gjatë performancës së saj në ‘Governors Ball’  ku ajo arriti që t’i mahniste të gjithë, nuk e kishte një tatuazh të tillë.

Sweet: Her latest tattoo showed two fairies sitting close together with massive wings etched on top of her left hand

Gjatë xhirimeve për revistën prestigjoze ‘Vogue’ ajo zbuloi tatuazhi e saj i cili ishte një dragua i mad i cili mbulonte jo vetëm pjesën e kofshës së saj por vazhdonte edhe deri në pjesën e barkut.

Eilish gjithashtu ka mbiemrin e saj të bërë tatuazh me shkronja gotike diku në gjoksin e saj, por i tha Vanity Fair gjatë një inteviste në vitin 2020 se “nuk do ta shihni kurrë” tatuazhin e saj të fshehtë.

Billie u vesh me një xhaketë të zezë me shkëlqim mbi një bluzë të përshtatshme dhe pantallona të gjera me takat e platformës Gucci ‘peep-toe’, në tapetin e kuq. Flokët bjonde me ngjyrë platini të valëzuara bëhen gjithnjë e më të shkurtra në çdo paraqitje publike. Këngëtarja e hitit ‘Happier Than Ever” kishte zgjedhur një grim minimal për të lejuar që bukuria e saj natyrale të shkëlqente.

Kujtojmë gjithashtu se para pak ditësh ajo na prezantoi edhe me të dashurin e saj më të ri.