Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty Lifestyle

Boll më me udhëzime të pavërteta! Njihuni me studimin e ri në lidhje me obezitetin!

Për të humbur peshë ju duhet të hani më pak dhe të lëvizni më shumë. Kjo është ajo që rekomandojnë udhëzimet dietike për amerikanët në vitet 2020-2025, të cilët argumentojnë se për të luftuar obezitetin, i cili prek pothuajse një në dy amerikanë, është e nevojshme të zvogëlohet numri i kalorive që hani dhe të rrisni kohën që i kushtohet aktivitetit fizik.

Por sipas një studimi të botuar në “American Journal of Clinical Nutrition” kjo nuk do të ishte qasja më e mirë. Çelësi nuk është të hani më pak, por të hani siç duhet, duke shmangur ushqimet me indeks të lartë glicemik (IG). Ajo që përshkruajnë 17 ekspertët ndërkombëtarë që morën pjesë në studim është modeli dietik karbohidrate-insulinë, sipas të cilit fajtorët kryesorë të kilogramëve tanë shtesë janë ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara dhe lehtësisht të tretshme.

Kur hamë këto ushqime, trupi rrit sekretimin e insulinës, e cila ul sheqerin në gjak dhe zvogëlon sekretimin e glukagonit, i cili rrit sheqerin në gjak: qelizat yndyrore fillojnë të ruajnë më shumë kalori, duke lënë më pak të disponueshme për muskujt dhe indet e tjerë aktivë nga aspekti metabolik. Truri ynë percepton se trupi nuk merr energji të mjaftueshme, metabolizmi ngadalësohet, për të ruajtur energjinë e nevojshme dhe ne ndjehemi akoma të uritur!

Çelësi për të luftuar obezitetin nuk është të përqendroheni në atë sesa hani, por në atë që hani. David Ludwig, koordinator i studimit tha se:

Zvogëlimi i konsumit të karbohidrateve që treten shpejt, gjithmonë i pranishëm në dietat me pak yndyrë, nga ana tjetër zvogëlon tendencën e trupit për të ruajtur yndyrën. Duke vepruar kështu, njerëzit humbin peshë me më pak përpjekje dhe vuajnë më pak urinë.

Rikujtojmë, se 24.4% e grave në vendin tonë konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e peshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2).

Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal dhe nën 18.4 nën peshë. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, Shqipëria renditet e treta në Europë, për nivelin e lartë të obezitetit të grave, pas Irlandës (28.1% e popullsisë) dhe Maltës (24.5). Pas nesh renditet Turqia (23.1%).