Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj do të publikojnë sonte këngë dedikuar njëra-tjetrës!

Epo se do të vinte kjo ditë nuk e prisnim! Vetëm disa minuta më parë Bora na surprizoi duke na zbuluar se do të lançojë ditën e sotme në orën 20:00 këngën e saj të parë ‘Nuk jam si ti’. Fillimisht e konsideruam si shaka 1 Prilli, por mesa duket nuk qenka aspak kështu.

https://www.instagram.com/p/Cb0E5wFtcxg/?utm_source=ig_web_copy_link

Vetëm pak minuta më vonë me të njëjtin model, Beatrix Ramosaj na zbuloi se do të lançojë këngën e saj dhe titulli është një kundërpërgjigje ndaj Borës. ‘As unë si ti’ nga Trixa do të lançohet në orën 20:00 po ashtu sonte.

https://www.instagram.com/tv/Cb0IFhggSuE/?utm_source=ig_web_copy_link

Nuk dimë se si ka mundësi që vajzat të kenë rënë në këtë rastësi apo diçka është diskutuar mes tyre, megjithatë jemi me padurim në pritje të orës 20:00.

https://www.instagram.com/p/Cb0J-8fNz4P/?utm_source=ig_web_copy_link

Dy vajzat u përfolën shumë në media së fundmi, për historinë e dashurisë me aktorin e njohur Donald Veshaj. Fillimisht ka qenë Bora ajo që ka pasur një lidhje me të, por prej kohësh dyshja ishin ndarë deri në momentin kur aktori hyri në shtëpinë e ‘BBV’ dhe puthja e tyre aq romantike e ribashkimit theu çdo rekord audience.

Më pas, Donaldi nisi të krijojë një pëlqim për Trixa-n e cila hyri në shtëpinë e ‘BBV’ pas puthjes së aktorit me Borën dhe dyshja krijuan bashkë një lidhje që u kritikua jo pak.

E pas përfundimit të ‘BBV’, Donaldi me anë të disa shenjave na tregoi se nuk ishte më me Trixa-n dhe se në këngën e tij më të fundit ka një dedikim për Borën ku në videoklip ishte vendosur numri 5 si detaj i datës së lidhjes së tij me prezantuesen.

Epo, komentet po jua lëmë ju në dorë!