Health & Beauty

Botox gjatë shtatzënisë?! Flasin ekspertët!

A mund të bësh Botox gjatë shtatzënisë? Tia Jackson-Bey, një endokrinologe riprodhuese e certifikuar, specialiste e infertilitetit dhe gjinekologe, thotë se Botox së bashku me lyerjen e flokëve dhe heqjen e qimeve me lazer është një pyetje që shpesh bëhet nga pacientët e saj.

Injeksioni nuk rekomandohet nga ekspertët. “Sipas FDA, Botox është një ilaç i kategorisë C gjatë shtatzënisë,”-thotë dermatologia e certifikuar nga bordi Kim Nichols, MD, FAAD, e cila shpjegon se kjo do të thotë se nuk ka një numër të mjaftueshëm të studimeve për të treguar sigurinë e tij gjatë shtatzënisë.

Ndërsa nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Botox është i dëmshëm për fetusin, nuk ka gjithashtu prova të mjaftueshme për të sugjeruar se është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.

Dr.Jackson-Bey sugjeron gjithashtu të prisni derisa të mbaroni gjidhënien, duke pasur parasysh se Botox-i funksionon përmes një sasie të vogël neurotoksine. Ndryshe nga sa mund të keni dëgjuar në televizion, filler-at e çdo lloji nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë. Rekomandohet ndalimi të paktën katër javë para shtatzënisë dhe derisa gjidhënia të jetë e përfunduar pas lindjes.

Në ditët e sotme, nëse nuk keni bërë vetë botox ose mbushës buzësh, me siguri njihni dikë që e ka bërë. Por ju duhet të mendoheni dy herë për marrjen e këtyre injeksioneve, ka paralajmëruar një eksperte estetike. Çmimi për të paguar mund të jetë humbja e aftësisë për të interpretuar emocionet. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Scientific Reports, i cili theksoi se si injeksionet e botoksit në ballë mund të ndryshojnë mënyrën se si mendja interpreton dhe përpunon emocionet që vizatohen në fytyrat e njerëzve të tjerë.