Celebrities Film & Tv Showbiz

“Brad Pitt ishte aktori im i preferuar”… Jennifer Aniston habit me deklaratën e saj për ish-bashkëshortin!

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston e quajti ish-burrin e saj, Brad Pitt, si një nga yjet e saj të preferuar të serialit “Friends”. Gjashtë aktorët e serialit të famshëm; Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, u pyetën në një konferencë shtypi pak përpara ribashkimit të parashikuar nga platforma “HBO Max” për disa nga personazhet shumë të famshme që u shfaqën në shfaqje gjatë gjithë viteve të regjistrimit.

Ndërsa u përmendën emra si Ben Stiller, Paul Rudd, Tom Selleck, Charlie Sheen, Sean Penn dhe Alec Baldwin, ekziston një emër që me siguri do t’i bëjë fansat të ndihen nostalgjikë. Jeniffer Aniston, që luan rolin e Rachel Green në serial, u shpreh:

Z. Pitt ishte i mrekullueshëm. Fantastik!

Brad Pitt luajti në episodin “The One with the Rumor” gjatë sezonit të tetë të shfaqjes në 2001. Roli i aktorit ishte tejet zbavitës pasi kishte të bënte me atë se si personazhi i tij dhe Ross, i luajtur nga Schwimmer, ishin pjesë e një klubi “Unë e urrej Rachel” në gjimnaz.

Pitt ishte i martuar me Aniston në atë kohë dhe ata u divorcuan në mënyrë publike katër vjet më vonë. Ish-bashkëshortët e kanë bërë të qartë që nuk ka mëri mes tyre.

Duke folur për të qëndruarit miq mes tyre, kjo me sa duket ishte diçka e rëndësishme për kastin e aktorëve kur filmoi shfaqjen e dashur për publikun. Perry i tha “Access Hollywood” se ishte një zgjedhje e vetëdijshme që asnjëri prej gjashtë anëtarëve të kastit të dilnin me njëri-tjetrin.

Kishim një pakt. Ekzistonte një rregull që ne kishim. Ishte me të vërtetë e rëndësishme për të gjashtë ne që ruajtëm një miqësi, që të ishim shokë. Nëse lidheshim ose nëse ndodhte ndonjë gjë e çuditshme, kjo mund të ngatërronte gjërat.

Aktorët zhvilluan një miqësi të përjetshme në prapaskenë. Perry shtoi se:

Ne u bëmë miq vërtet të mirë dhe ne jemi ende shumë miq të mirë deri më sot.

Rikujtojmë se ndërkohë është publikuar dhe traileri i “Friends Reunion” nga vetë aktorja e dashur Jennifer Aniston në llogarinë e saj në “Instagram” dhe të gjithë ne po presim me padurim këtë ribashkim ikonik.

Së fundmi gjithashtu, aktorja e njohur Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj, Brad Pitt dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga 57-vjeçari. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad dhe mesa duket ai ka gjetur ngushëllim në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston.