Gossip Showbiz

Brad Pitt lodhet nga akuzat e Jolie dhe “hidhet” ne krahët e Jennifer Aniston?!

Ata kanë qenë dhe janë dyshja më e përfolur e showbiz-it dhe e mediave rozë në botë. Edhe pse prej vitesh tashmë martesa e tyre ka marrë fund, askush nuk e ka të qartë arsyen kontrete që çoi në ndarjen e Angelia Jolie-s me Brad Pitt.

Së fundmi aktorja e njohur, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, dhe mesa duket ai ka gjetur ngushëllim në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston.

Një burim për “Heat” ka thënë se:

Kur akuzat për dhunë në familje u bënë publike, Jennifer telefonoi menjëherë Brad. Ajo dëshironte t’i bënte të ditur se do ishte pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë dhe i ka thënë se do të paraqitet në gjykatë nëse do të jetë e nevojshme. Brad është shkatërruar nga akuzat e Angelina-s, ndjehet i humbur. Fjalët inkurajuese të Jennifer dhe mbështetja kanë ardhur në një kohë kaq të trazuar në jetën e tij.

Mos ndoshta kjo tregon një rikthim mes Pitt dhe Aniston? Në fakt, edhe pse ndarja tyre ka ndodhur shumë vite më parë, fansat gjithmonë kanë dashur që t’i shohin sërish bashkë.

Ndërkaq, një burim tjetër i afërt për “Page Six” tha se:

Tani Pitt është zemërthyer që Angelina ka shkuar në atë rrugë. Kanë mbetur shumë emocione pas martesës së tyre. Ai ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe çështjet e tij të kaluara, si dhe ka ndaluar së piri alkool. Martesa ishte shumë pasionante dhe toksike në disa raste dhe si të gjitha çiftet ata patën grindje, por gjithashtu ndanë shumë kohë të mira së bashku. Ai ka folur për pijet e tij dhe problemet e drogës gjatë kohës që ishin bashkë.

Rikujtojmë, se martesa e Pitt me Aniston përfundoi pas 4 vite e gjysmë, në vitin 2005. Ndërkohë Brad dhe Angelina kanë 6 fëmijë së bashku.