Celebrities Showbiz

Britney Spears fiton gjyqin ndaj babait teksa dokumentari i saj po bën namin në rrjet

Ditën e sotme ka ardhur një lajm mjaft i mirë për të gjithë fansat e Britney Spears. Ylli i muzikës sapo ka fituar gjyqin e gjatë dhe të vështirë kundrejt babait, Jamie Spears pasi ky i fundit prej vitesh menaxhon tërësisht pasurinë e saj, pronat dhe karrierën.

Beteja për të drejtat autoriale dhe menaxhuese të artistes, vazhdoi të enjten në një seancë gjyqësore, ku prokurorja mohoi kundërshtimet e babait të saj, Jamie Spears për krijimin e “Bessemer Trust Co” si një bashkë-aksioner mbi pasurinë e saj. Ai ka kontrolluar të gjitha pronat dhe jetën e 39-vjeçares që prej vitit 2008 me pretendimin se Britney nuk ishte në gjendjen e duhur mendore për t’i bërë këto gjëra.

“Nuk është sekret që klientja ime nuk dëshiron babanë e saj si bashkë-aksioner, por ne e pranojmë që largimi është një çështje e veçantë”, tha avokati. Bessemer dhe Jamie pritet të takohen për të dalë me një buxhet dhe plan investimi për pasurinë e Britney-t përpara një seance tjetër të planifikuar për 17 mars.

Ky lajm kaq i mirë vjen vetëm pak ditë pas publikimit të dokumentarit që bëri bujë “Framing Britney”, një realizim i New York Times që hodhi dritë mbi çështjet e kaluara të shëndetit të saj, mendor e fizik si dhe luftën për të rifituar autonominë në karrierën e saj.