Edhe pse në moshën 42-vjeçare dhe në sezonin e tij të fundit të NBA, LeBron James ka aq ndikim po pengon caktimin e kalendarit për sezonin 2026-2027 të NBA.
Në ligën më të mirë të basketbollit në botë, askush nuk guxon të bëjë një lëvizje deri në momentin që legjenda të caktojë destinacionin e radhës.
Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur ai njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga Lakers dhe për t’u kthyer në një lojtar të lirë, por ende nuk e ka zbuluar emrin e ekipit të tij të ri.
Pritja po “gërryen” jo vetëm tifozët dhe rivalët e mundshëm, por edhe komisionerin e famshëm të NBA-it, Adam Silver. Ky i fundit nuk dëshiron të rrezikojë për të hedhur hapa konkret drejt sezonit të ardhshëm pa e ditur se ku do të luajë LeBron.
Vendi ku luan ai do të ndikojë në orar. Siç mund ta imagjinoni, ekipet po na telefonojnë, rrjetet televizive po na telefonojnë dhe të gjithë duan të finalizojnë orarin. Do të ndikojë në mënyrën se si e organizojmë atë, si e caktojmë javën e hapjes, Ditën e Krishtlindjeve, tha Silver.