Celebrities Gossip Showbiz

Pasi u pajtua me nënën e saj, reagon Britney Spears: “Jam e bekuar që mund të pimë kafe bashkë…”!

Nëna e ikonës së muzikës pop Britney Spears, Lynne mori së fundmi avionin për në Los Angeles për të takuar vajzën e saj. Lynne shoqërohej nga menaxheri i Britney në rezidencën që ajo ndan me bashkëshortin Sam Asghari dhe sipas burimeve ato kaluan mbi 2 orë kohë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Pas këtij takimi ka ardhur edhe reagimi i këngëtares e cila me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka shprehur këto fjalë të ndjera për nënën e saj:

Nëna ime e dashur erdhi dje në shtëpinë time pas tri vitesh…ka kaluar një kohë e gjatë. Me familjen ka gjithmonë gjëra që duhen zgjidhur… por koha shëron të gjitha plagët!!! Dhe pasi kam qenë në gjendje të komunikoj për atë që kam mbajtur për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që ishim në gjendje të përpiqeshim t’i rregullonim gjërat. Të dua shumë. Jam shumë e bekuar që mund të pimë kafe së bashku pas 14 vitesh. Le të bëjmë pazar pastaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by River Red (@britneyspears)

Britney ka pretenduar se nëna e saj, Lynne Spears, një herë e goditi aq fort për shkak se qëndroi jashtë deri në orët e vona, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares. Autorja e “Toxic” më tej pretendoi se incidenti ndodhi pasi Kevin Federline me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo.