Celebrities Gossip Showbiz

Shkoi ku shkoi tek familja e saj u ‘përplas’, Britney Spears rregullon marrëdhënien edhe me motrën Jamie Lynn!

Britney Spears duket se po merr hapa për të rregulluar marrëdhënien me motrën e saj Jamie Lynn Spears. Ylli i popit zbuloi në një postim në Instagram të martën se kishte vizituar aktoren 32-vjeçare në xhirime javën e kaluar. Ajo nuk e specifikoi projektin në të cilin ishte duke punuar Jamie Lynn dhe është e paqartë nëse xhirimet kishin lidhje me filmin e saj të ardhshëm “Zoey 102”.

Motrat duket se kanë pasur grindje vitet e fundit, veçanërisht pasi lëvizja ‘Free Britney’ fitoi një profil më të lartë dhe Spears arriti t’i jepte fund konservatorit të saj shumëvjeçar. Britney dhe Jamie ishin shumë të afërta në fillim të viteve 2000. Thuhet se Lynne Spears, nëna e këngëtares i është lutur asaj që të pajtohej me motrën e saj më të vogël. “Lynne po i lutet Britneyt që të pajtohet me motrën e saj, Jamie Lynn”,-tha një burim. Ribashkimi i motrave erdhi vetëm disa javë pasi Britney u pajtua me nënën e saj për herë të parë pas disa vitesh.

Pas rregullimit të marrëdhënies së tyre, nëna e Britney kërkoi falje përmes Instagramit për të gjithë dhimbjen që Britney pësoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar. Lynne ka pohuar se gjithmonë është përpjekur të bëjë më të mirën në lidhje me Britneyn dhe duket sikur dyshja kanë arritur të lënë pas të kaluarën e tyre të vështirë.

Kohët e fundit, fansat e Britney Spears kanë qenë të frikësuar për shëndetin e saj mendor mes fotove nudo dhe postimeve të çuditshme në rrjetet e saj sociale. E gjithë kjo sjellje ka detyruar ish-bashkëshortin ta sulmojë në mënyrë publike. Në sulmin e fundit, ai shprehu pretendimet se Britney po përdor metamfetamina dhe se është gjithmonë në pritje të lajmeve për vdekjen e saj.