Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears rikthehet në Instagram, por ka diçka që nuk shkon…

Para disa ditësh, ylli i popit, Britney Spears zbuloi lajmin e lumtur përmes rrjetit social Instagram, se ishte fejuar me të dashurin e saj Sam Asghari, teksa tregonte unazën e fejesës me diamant. Menjëherë pas këtij lajmi të gëzueshëm, Britney ka habitur me veprimin e saj teksa ka fshirë llogarinë në Instagram. Një burim pranë këngëtares u shpreh se ishte vendimi i saj për të fshirë llogarinë dhe se ka qenë diçka që ajo donte ta bënte për një kohë të gjatë.

Por mesa duket, Britney kaloi më pak se një javë larg nga Instagram para se të njoftonte kthimin e saj në rrjetin social. Megjithatë, disa fansa po pyesin nëse është vërtet këngëtarja që po përdor llogarinë apo jo. Spears ka pranuar se nuk mund të qëndronte larg Instagramit gjatë dhe ka ndarë fotografi nga udhëtimi i saj i parë larg me të fejuarin. 39-vjeçarja zbuloi se ajo kishte qenë në Palm Springs me partnerin e saj Sam Asghari.

Disa fotografi nga udhëtimi ynë për të festuar fejesën me partnerin tim. Ende nuk mund ta besoj. Nuk mund të qendroja larg Instagramit për shumë kohë kështu që u riktheva.

 

Megjithatë këngëtarja nuk ndau asnjë fotografi me partnerin e saj dhe disa fansa ishin dyshues në lidhje me kthimin e saj dhe filluan të bënin pyetje. Ndërsa disa u gëzuan që ajo u rikthye, të tjerët ndanë dyshimin e tyre se ishte vërtet ajo, duke pretenduar se fotografitë ishin në të vërtetë të shkrepura muaj më parë.

Ajo vazhdoi të postonte një tjetër video teksa kërcente, por kësaj here e bëri të qartë se ishte filmuar në korrik. Por përsëri fansat ishin të shpejtë për të komentuar duke hedhur dyshime nëse Britney ishte në kontroll të llogarisë së saj.

Rikthimi i saj vjen më pak se një javë pasi ajo u largua nga platforma dhe bëri që fansat të shqetësoheshin për shëndetin e saj. Sidoqoftë, këngëtarja publikoi në Twitter duke thënë se ishte mirë. Ajo u tha fansave të saj besnikë se ky veprim erdhi pasi ajo donte të merrte një pushim të shkurtër për të festuar fejesën e saj. Avokati i saj Mathew Rosengart gjithashtu konfirmoi për Page Six se ishte vendimi i Britney për të bërë një pushim në mediat sociale.