Celebrities Gossip Showbiz

Buqeta të mëdha me trëndafila, kush është djali misterioz që surprizon Morena Tarakun?

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë. Teksa vetëm para pak ditësh ndau me ndjekësit një foto ku shfaqej duke mbajtur një buqetë me trëndafila në dorë dhe një foto ku duket rripi i pantallonave të një djali.

E duket se surprizat për Morenën nga djali misterioz nuk kanë fund pasi vetëm pak më parë, bukuroshja ndau me ne një foto ku tregon plot 3 buqeta të mëdha me trëndafila të kuq që e prisnin atë kur u kthye në shtëpi pas kishte dalë. Edhe pse ende Morena nuk na e ka zbuluar djalin misterioz që fshihet pas dhuratave, ajo nuk ngurron të na tregojë se është mëse e lumtur në këtë lidhje private.

Erdha në shtëpi dhe gjeta këto   

Bukuroshja njihet për lidhjen e saj të fortë me Turqinë ku atje ka dhe biznesin e saj, një qendër estetike. Edhe më herët mediat e portale turke kishin shkruar për Morenën tonë por në rolin e biznesmenes, ndërsa këtë herë disa lajme pak më personale. Teksa kanë treguar disa foto ‘paparazzi’ që janë shkrepur teksa ajo ecën dorë për dore në rrugë me të atin, portalet kanë shkruar për marrëdhënien e fortë dhe të bukur që kanë, gjë që Morena nuk ngurron ta tregojë asnjëherë në rrjete sociale.