Celebrities Gossip Showbiz

Për Morenën po shkruajnë mediat turke…

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Jo vetëm si këngëtare dhe ‘influencer’ me postimet e saj tepër luksoze në rrjete sociale, por bukuroshja është gjithashtu dhe një biznesmene. E duket se suksesi i saj në këtë fushë është shumë i madh. Aq shumë sa dhe mediat turke po shkruajnë për bukuroshen tonë.

Këtë e ka bërë me dije vetë Morena teksa ka shpërndarë në Instastory një foto ku duket se mediat turke mbështesin biznesin e saj që është një qendër estetike në Turqi.

Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.

Ashtu siç ka bërë pak ditë më parë ku me urimin e ditëlindjes për të na ka emocionuar me të vërtetë shumë.

Së fundmi, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.