Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri me projekte të reja, ja çfarë zbulon këngëtari!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti duket se ka mbaruar tashmë pushimet dhe ka nisur punën për sezonin e ri duke punuar për projektet e reja muzikore. E duket se nuk do të presim shumë nga publikimi i këngës së tij të re, pasi vetëm pak më parë ka postuar një foto nga studioja muzikore, ku ka treguar se po punon dhe për projektet e tij të reja.

Para pak kohësh Butrinti ka perfomuar në një koncert ku do të këndonte gjithashtu dhe Elvana Gjata. Prej pak kohësh në rrjet është bërë shumë i njohur një ‘remix’ mes këngës ‘Pow’ të Elvanës dhe ‘Sugar’ të Butrintit e dyshja vendosën që ta performojnë ‘live’ në mes të koncertit për ndjekësit e tyre. Këtë moment ku duket kimia fantastike mes tyre në skenë, artistët e kanë ndarë në rrjete sociale.

Butrinti ka perfomuar në një koncert ku do të këndonte gjithashtu dhe Elvana Gjata. Prej pak kohësh në rrjet është bërë shumë i njohur një ‘remix’ mes këngës ‘Pow’ të Elvanës dhe ‘Sugar’ të Butrintit e dyshja vendosën që ta performojnë ‘live’ në mes të koncertit për ndjekësit e tyre për të dytën herë. Këtë moment ku duket kimia fantastike mes tyre në skenë, artistët e kanë ndarë në rrjete sociale.