Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri sapo na surprizoi duke zbuluar se kur do të publikohet ‘Moj dashni’!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe edhe pse pak kohë ka nga publikimi i hitit të parë për këtë sezon veror ‘Diskoteka’ duket se do t’i surprizojë ndjekësit e tij me një tjetër projekt muzikor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari, i cili me anë të një pjese të shkurtër nga kënga dhe gjatë xhirimeve të videoklipit ka zbuluar kohën e publikimit e për të gjithë dashamirësit e muzikës së tij, ‘bombën’ Butrinti do ta publikojë sonte në orën 23:59.

Para pak ditësh, artisti ka perfomuar në një koncert ku do të këndonte gjithashtu dhe Elvana Gjata. Prej pak kohësh në rrjet është bërë shumë i njohur një ‘remix’ mes këngës ‘Pow’ të Elvanës dhe ‘Sugar’ të Butrintit e dyshja vendosën që ta performojnë ‘live’ në mes të koncertit për ndjekësit e tyre. Këtë moment ku duket kimia fantastike mes tyre në skenë, artistët e kanë ndarë në rrjete sociale.

Mos duhet të presim një bashkëpunim mes Butrintit dhe Elvanës? Nëse do të ndodhë ky do të jetë dueti i parë mes artistëve.