Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Capital T paralajmëron një surprizë të madhe për adhuruesit e muzikës së tij!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Ditën e sotme artisti ka postuar në Instastory të gjitha albumet e tij muzikor që prej fillimit të karrierës së tij, që deri më tani numërohen 5 : “KAPO”  “SLUMDOG MILLIONAIRE”, “WINTER IS HERE”, “SKULPTURE”, “HEART BROKEN KIDS”, të cilat kanë pasur shumë sukses. Me këtë rast Kapo ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe albumin e ti të 6, i cili nuk ka përfunduar akoma pasi është ende duke punuar për të.

Por këtë herë nuk do të flasim për ndonjë nga projektet e tij por për një postim që na bëri të kuptojmë sa larg shkon dashuria e fansave. Ashtu si për shumë artistë të tjerë edhe një dashamirëse e Kapos ka zgjedhur ta gdhendë në trup titullin e albumit më të fundit të reperit “Heart Broken Kids”. Këtë e ka treguar vetë ai me anë të një Instastory ku ka zbuluar se e ka takuar fansen e tij në koncertin më të fundit në Korçë.