Celebrities Love & Sex

Carbi B dhe Offset zgjedhin mënyrën më të bukur për të shprehur dashurinë e tyre këtë Shën Valentin!

Cardi B është nënë, aktore, repere, fituese e shumë çmimeve dhe tani, artiste tatuazhesh. Në një episod të ri të emisionit të saj në “Facebook Watch” që quhet “Cardi Tries”, që u ngarkua të premten, reperja e hitit “Rumors” tregoi dorën e saj në tatuazhe për herë të parë duke përdorur bashkëshortin Offset si provën e saj të parë zyrtare tek një njeri.

Hej, unë do të bëj diçka të çmendur për ditën e Shën Valentinit për burrin tim. Unë do t’i bëj një tatuazh, e dini, unë dua të bëj diçka vërtet të veçantë, prandaj sigurohuni që të shikoni këtë episod ku unë dhe Set do të bëjmë tatuazhet.

Pasi çifti hyn në dyqanin e tatuazheve që Offset frekuenton, Cardi e godet me lajmin se jo vetëm që dëshiron të bëjë tatuazh me të, por dëshiron ta bëjë vetë tatuazhin tek ai.

“Ti duhet të më besosh unë jam gruaja jote!” i tha Carbi B ndërkohë të cilës Offset i përgjigjet “Unë të besoj, por vogëlushe, ti nuk di të vizatosh”.

Pasi bëri disa raunde praktike në lëkurën sintetike të tatuazheve, ajo drejtohej nga artisti i tatuazheve të Offset, Nico Hurtado, Cardi më pas bën tatuazhe numrat e datës së martesës së tyre – 20.9.17 – në dorën e Offset. “Në fakt, ia dola shumë mirë!” thotë një Cardi e emocionuar dhe krenare. “Çfarë nuk mund të bëj? Unë mund të bëja gjithçka. Për shembull, mund ta vendosa mendjen në diçka dhe mund ta bëj vërtet!”

Ndërsa Offset duket i lumtur me tatuazhin e tij të ri, kur i erdhi radha për të bërë tatuazh gruan e tij prej më shumë se katër vitesh, Cardi është pak më e turpshme se artisti “Bad and Boujee”; megjithatë, rezultati përfundimtar doli i bukur, dhe dyshja tani kanë tatuazhe që përputhen me duar që kanë një domethënie të veçantë.

Kujtojmë gjithashtu se Cardi B ka shprehur edhe dëshirën e saj për të pasur tatuazh të djalit të saj në pjesën e nofullës dhe ka treguar se është vetëm 1% larg për ta bërë.