Celebrities Health & Beauty Showbiz

Celine Dion “zemërthyer” jep lajmin e keq për të gjithë fansat e saj!

Së fundmi këngëtarja me famë botërore, Celine Dion ka dhënë një lajm të keq dhe i ka shqetësuar të gjithë fansat e saj. Problemet me shëndetin e kanë detyruar artisten të shtyjë të gjitha koncertet e parashikuara për t’u mbajtur në Las Vegas. Në komunikatën zyrtare të vendosur në teatrin “Resort World”, atje ku do të mbahej dhe koncerti në fillim të nëntorit thuhej se:

Celine po kalon spazma muskulore të forta dhe për këtë arsye nuk mund të japë shfaqje.

Edhe vetë këngëtarja reagoi për këtë çështje nëpërmjet një postimi në Instagram dhe shprehet se ndihet shumë keq që nuk mund të performojë përballë publikut të saj.

Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jesh në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur.

Ylli i muzikës prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke shqetësuar shumë fansat. Një pjesë e mirë e publikut kanë shprehur hapur mendimin e tyre se Celine Dion ka rënë shumë në peshë duke i’u frikësuar ndonjë sëmundjeje që ajo po e mban të fshehur.

Mësohet se asgjë nuk ashtu siç duket dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Në një intervistë për BBC, këngëtarja rrëfeu se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit. Ajo e praktikon baletin 4 herë në javë në seanca intensive por edhe në jetën e përditshme është një njeri hiperaktiv që pëlqen të jetë vetëm në lëvizje. Kujtojmë se rreth 3 vite më parë Dion humbi bashkëshortin dhe vëllain e saj duke i shkaktuar goditje të forta emocionale.

Ndërkaq, një dokumentar “zyrtar” i Celine Dion është rrugës nga superstari ikonik i muzikës globale ‘Sony Music Entertainment’ dhe regjisorja Irene Taylor. Dion e njoftoi vetë lajmin duke shkruar:

Është zyrtare. Ne po fillojmë prodhimin e dokumentarit tim. Mezi pres të punoj ngushtë me Taylor dhe Sony-n në këtë projekt. Ajo është shumë personale dhe do t’i tregojë të gjithëve një anë timen që nuk e kanë parë më parë.