Bota

“Çfarë do të ha unë tani?!” Blogeret ruse të dëshpëruara pas bllokimit të Instagram-it!

Miliona qytetarë rusë nuk do të mund të përdorin më llogaritë e tyre në Instagram. Sipas Shërbimit Federal të Mbikëqyrjes së Telekomunikacionit dhe Medias në Rusi, njohur ndryshe si Roskomnadzor, kjo platformë do të bllokohet për shkak se kompania mëmë Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram, Whatsapp dhe Messenger, njoftoi se nuk do të censuronte thirrjet e përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale kundër presidentit Putin dhe ushtarëve ruse. Para disa ditësh zëdhënësi i META-s, Andy Stone u shpreh se:

Për shkak të situatës aktuale, ne do të tregohemi më të butë ndaj përdorimit të shprehive si “vdekje pushtuesve rusë”, të cilat në kushte të tjera do të përbënin thyerje të rëndës të gjuhës së lejuar në Facebook.

Por, nëse për disa njerëz, Instagram-i është thjesht një hapësirë virtuale ku ata ndajnë foto dhe video me miqtë e familjarët e tyre, të shumtë janë ata që këtë rrjet social e konsiderojnë tanimë një vend pune ku gjenerojnë të ardhura. Prej disa vitesh, termat ‘bloggers’ dhe ‘influencers’ janë bërë pjesë e pandashme e një realiteti të ri jo vetëm gjuhësor, por edhe teknologjik e ekonomik.

Ata numërojnë me mijëra, shpeshherë edhe miliona ndjekës me të cilët ndajnë rregullisht postimet e tyre rreth gjërave që pëlqejnë dhe ndikojnë që ndjekësit e tyre të marrin pjesë në një aktivitet ose të blejnë produkte dhe shërbime të caktuara. Në këto orë, shumë influencues rusë po dëshpërohen për vendimin e qeverisë për të bllokuar aksesin në Instagram. “Il Messaggero” raporton fjalët e një vajze, blogere ruse e cila me lot shpjegon se Instagrami është ‘e gjithë jeta e saj’.

Nëse mendoni se Instagrami është vetëm një burim të ardhurash, e keni gabim. Instagrami është e gjithë jeta ime, shpirti im. Unë bie në gjumë dhe zgjohem çdo ditë me të këto 5 vitet e fundit.

Një tjetër influencuese, Zhenya Alkhimova, shprehet:

Çfarë do të ha? Çfarë dhuratash do të më bëjnë për ditëlindje, letër higjienike? Shtëpia ime po digjet dhe unë nuk e di ç’do të bëj për të mbijetuar?

https://twitter.com/ignis_fatum/status/1502418684010242055?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502418684010242055%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finternapoli.it%2Frussai-instagram-influencer%2F