Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Çfarë kanë të përbashkët Beniada, Jori dhe Heidi?! Ja si përgjigjet ish-finalistja e BBV…

E ftuar ditën e sotme në Big Brother Fan Club ka qenë Beniada Nishani. Ish-finalistja e edicionit të parë të BBV ka dhënë mendimin e saj në lidhje me çiftin Romeo – Heidi dhe gjithashtu është ndalur edhe tek loja e kësaj të fundit duke e krahasur edhe me “Grande Fratello”-n.

Në Big Brother kanë qenë disa çifte që janë krijuar, janë bërë me familje dhe fëmijë. Secili prej tyre ka pasur edhe ato fazat e veta ku edhe publiku ka pasur mendime që a është marrëdhënie reale apo po bëjnë kot.

Sipas Beniadës kë ka nxjerrë më shumë zbuluar suita, Romeon apo Heidin?

Arsyeja se pse Romeo nuk është futur tek vaska direkt për mendimin tim është sepse burrat nga Vlora janë një çik kështu më të fortë dhe nuk shprehin dashurinë direkt.

Ndër të tjera ajo shtoi se Romeo ka nevojë për pak kohë. Por si e shikon Beniada si lojtare Heidin? Duke qenë se ajo e ka ndjekur edhe Grande Fratello-n, Enxhi e pyeti nëse ka një dallim ose jo mes dy romancave.

Heidin unë e shikoj si një vajzë që nuk ka frikë nga paragjykimet si gjithë vajzat që jetojnë jashtë shtetit. Ajo i shpreh në mendimet që ka, e shpreh dashurinë sepse nuk ka frikë nga mendimet e popullit shqiptar. Unë mendoj që vajzat shqiptare që janë rritur këtu ka pak më shumë frikë se çfarë mendojnë ose nëse duhet ta bëj apo mos ta bëj. Pra numërojnë deri në tre. Ndërkohë unë për veten time nuk numëroja, çfarë kisha e thoja, e përqafoja edhe Donladin, Kledin…

Ndër të tjera Beniada shtoi se:

Pashë në portale që shumë veta në Instagram kanë krahasuar Heidin, mua dhe Jorin. Me siguri të përbashkët kemi faktin që jemi vetvetja.