Gossip Tech

Çfarë mendohet së fundmi rreth robotit humanoid të Elon Musk?!

Shpikja më e fundit e prezantuar nga Elon Musk në ditën e Inteligjencës Artificiale në kompaninë e tij, është roboti “Tesla”. Teknologjia e re është rreth 1.52 m e gjatë, ka një ekran për fytyrë dhe peshon rreth 56 kilogramë. Musk tha se roboti mund të lëvizë me rreth 8 km/orë dhe mund të mbajë pesha të konsiderueshme.

Këta robotë mund të përdorën për punët e shtëpisë, por kryesisht janë të destinuar për “punë të pasigurta, të përsëritura dhe të mërzitshme”, pra, punë që njerëzit nuk i bëjnë me qejf. Musk u tregua i kujdesshëm të theksonte se nuk ka kryengritje robotësh në jetën reale, duke thënë se robotët mposhten lehtë.

Ju mund të ikni prej tij dhe ka shumë të ngjarë ta mposhtni atë. Shpresoj që kjo të mos ndodhë kurrë, por ku i dihet.

Roboti është jobinar, pra pa gjini, megjithatë, statistikat e Big Tech tregojnë se ka një prirje që robotë të tillë të krijohen më shumë në formën e një gruaje. Sipas “In Style”, roboti është krijuar dukshëm për t’i ngjarë një gruaje, veçanërisht për mënyrën se si i janë krijuar këmbët. “Tesla” Bot ka një hapësirë mes këmbëve, që zakonisht e kanë vajzat.

Roboti është ende në fazën e zhvillimit, që do të thotë se ka kohë para se inxhinierët të votojnë për një formë përfundimtare të re. Sidoqoftë, nuk priten ndryshime drastike nga prototipi.