Bota Tech

Elon Musk krijon robotin humanoid, por pse njerëzit nuk po e marrin seriozisht?

Së fundmi, Elon Musk po krijon një robot humanoid, i ngjashëm me njeriun në pamje, i cili mund të prezantohet vitin e ardhshëm. Musk u shpreh për robotin Tesla se:

Në thelb do të merret me punën që është e mërzitshme, e përsëritur dhe e rrezikshme. Cila është puna që njerëzit më së paku do të donin të bënin?

Elon nuk përmendi nëse roboti do të shitej dhe nëse po, për sa para. Sipas tij, roboti do të ketë një ekran të pozicionuar në vendin ku supozohet të jetë fytyra e njeriut dhe do të shfaqen informacione të dobishme. Robotët e ngjashëm me njerëzit kanë qenë prej kohësh tërheqës, por krijimi i një roboti të ngjashëm me njeriun që mund të kryejë detyra njerëzore duket tepër i vështirë.

Inteligjenca artificiale është përmirësuar me shpejtësi, por mbetet shumë prapa aftësive të përgjithshme edhe të një fëmije të vogël. Musk e përshkroi robotin si një shtrirje të punës së Tesla për të ndërtuar automjete vetë-drejtuese. Roboti do të përdorë të njëjtin çip kompjuterik dhe do të lëvizë me tetë kamera.

Ai u shpreh se roboti mund të bënte punë të ndryshme, duke përfshirë edhe pazarin. Musk bëri shaka duke thënë se roboti i tij do të ishte miqësor. Megjithatë, shumë komentues nuk e kanë marrë shumë seriozisht këtë, nisur nga mënyra e Musk që vendosi të bënte prezantimin e robotit humanoid.

Rikujtojmë se, Elon Musk, njeriu i tretë më i pasur në botë, mund të shtojë pasurinë e tij nëse ai pranon ofertën e kompanisë “Nafty”, për prodhimin e filmave pornografikë. Sipas kushteve të kontratës, xhirimet do të zhvilloheshin në një kohë dhe vend të zgjedhur nga miliarderi.