Health & Beauty Lifestyle

Çfarë ndodh nëse presioni i gjakut është i ulët gjatë shtatzënisë…

Te shumë gra gjatë shtatzënisë ulet presioni i gjakut. Nëse një grua ka pasur hipotension para shtatzënisë, atëherë vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet presionit gjatë shtatzënisë. Me hipotension, presioni nuk zvogëlohet gjithmonë, për shembull, pas pushimit, mund të jetë normal në mëngjes. Presioni mund të rritet ndjeshëm nga emocionet dhe më pas të ulet shpejt.

Besohet se hipotensioni shfaqet edhe për shkak të ndryshimeve hormonale. Në shtatzëninë e hershme, hipotensioni mund të rrisë toksikozën e hershme dhe nëse një grua shtatzënë vjell shpesh, mund t’i ndodhë dehidratim, gjë që e përkeqëson sëmundjen, kështu që gratë me këtë gjendje shpesh shtrihen në spital dhe u jepet infuzion.

Rreziku i hipotensionit për gratë shtatzëna qëndron në faktin se presioni i ulët kronik çon në një ulje të fluksit të gjakut në placentë, mitër dhe fetus dhe mund të ndodh e ashtuquajtura hipotrofi fetale. Edhe pse në shumicën e rasteve sëmundja nuk shkakton probleme të mëdha me fetusin, është e vështirë për vetë gruan shtatzënë. Te shtatzënat me hipotension, gjendja shëndetësore mund të ndryshojë disa herë në ditë, shfaqen marramendje dhe djersitje.

Kjo gjendje mund të ndodhë për shkak të ndjenjës së urisë ose mungesës së oksigjenit në një dhomë të mbyllur. Ndryshimet në gjendjen emocionale shpesh shoqërohen me këtë sëmundje, kur humori ndryshon shumë shpejt dhe pa arsye, megjithëse kjo është tipike për të gjitha gratë shtatzëna, është më e theksuar te pacientët me hipotension.

Në shtatzëninë e vonë, gratë që vuajnë nga hipotensioni mund të përjetojnë preeklampsi. Kjo shpesh shkaktohet nga kontrolli i dobët i presionit të gjakut. Gjithashtu, presioni i ulët i gjakut mund të ndikojë në rrjedhën normale të lindjes, për shkak të furnizimit të dobët me gjak të mitrës, kështu që operacioni cezarian kryhet më shpesh te pacientët me hipotension.

Presioni i ulët i gjakut shfaqet edhe për shkak të anemisë, nga e cila vuajnë një numër i madh i grave shtatzëna.  Është shumë e rëndësishme që pacientët me hipotension të pushojnë mirë, të kenë gjumë cilësor. Mundohuni të shmangni sforcimet e tepërta, shëtitjet në ajër të pastër janë të domosdoshme. Dieta duhet të jetë me një përmbajtje të lartë proteinash. Mund të pini çaj dhe kafe, por jo gjatë natës.