Botë e Çuditshme Health & Beauty

Shkencëtarët krijojnë pajisje me ultratinguj që monitoron foshnjat në barkun e nënës!

Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje të re me ultratinguj që mund të vishet nga gratë shtatzëna dhe që monitoron vazhdimisht foshnjën në bark, me shpresën se teknologjia do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të komplikimeve gjatë shtatzënisë dhe në parandalimin e lindjeve të vdekura. Ekipi që qëndron pas projektit thotë se metodat aktuale të monitorimit kanë kufizime të mëdha. Monitorimi i vazhdueshëm i rrahjeve të zemrës së foshnjës dhe kontraksioneve të mitrës shpesh prodhon alarme të rreme, ndërsa pajisjet tradicionale të ultratingullit përdoren vetëm në disa kontrolle gjatë shtatzënisë dhe kërkojnë operatorë të trajnuar.

“Pajisjet aktuale japin vetëm një pamje të momentit se çfarë po ndodh me foshnjën”, tha profesori Sheng Xu nga Universiteti Stanford, një nga autorët kryesorë të studimit. Sipas Xu, pajisja e re mund të monitorojë vazhdimisht foshnjën, kudo që ndodhet pacientja.

“Nuk humbet asnjë e dhënë dhe kjo ndihmon në analizimin e ndryshimeve dhe modeleve të sinjaleve për secilin pacient individualisht”. Pajisja e re, e quajtur “UPatch”, është një ultratingull që vishet në trup dhe mund të përdoret për orë të tëra. Ajo krijon imazhe të vazhdueshme të fetusit dhe monitoron rrjedhjen e gjakut në kohë reale, përfshirë edhe në struktura që lëvizin si kordoni i kërthizës.

Një studim i ri, publikuar në revistën shkencore Current Biology, sugjeron se bebet në barkun e nënës mund të përsërisin gogësimën e nënave të tyre me një vonesë mesatare prej rreth 90 sekondash. Shkencëtarët thonë se gogësima është një sjellje shumë ngjitëse edhe tek të rriturit. Kur shohim dikë të gogësijë, shpesh e bëjmë automatikisht të njëjtën gjë. Ky fenomen lidhet zakonisht me mënyrën si truri pasqyron dhe imiton emocionet apo veprimet e të tjerëve.

Por gjetjet e reja sugjerojnë se kjo aftësi mund të jetë e pranishme që përpara lindjes. Për studimin, studiuesit përfshinë 38 gra shtatzëna, mes javës së 28-të dhe 32-të të shtatzënisë, të gjitha me një ecuri normale të saj. Secila prej grave ndoqi tre lloje videosh; njerëz që gogësinin, njerëz që thjesht lëviznin gojën dhe fytyra pa lëvizje.