Lifestyle

Çfarë nuk duhet të postoni kurrsesi në rrjetet tuaja sociale këtë sezon festash…

Pushimet janë një kohë kur ju duhet të kënaqeni me të dashurit tuaj dhe kur duhet të jeni mirënjohës për gjithçka që keni. Shmangni zemërimin me të tjerët përmes rrjeteve sociale, mos u tregoni cinik, egoist ose mosmirënjohës. Thënë kjo, e dimë që do të jeni gjatë gjithë kohës me telefonin tuaj në dorë duke eksploruar në rrjetet tuaja sociale, pasi le ta pranojmë, është e pashmangshme. Megjithatë po ju japim disa këshilla se çfarë nuk duhet të postoni kurrsesi gjatë festave.

1. Dhuratat që nuk ju pëlqyen

Pavarësisht se sa nuk ju pëlqeu dhurata, nëse partneri juaj gaboi apo nëna juaj ju dha diçka irrituese, festat e fundvitit janë në një kohë kur duhet të vlerësoni më shumë ato që kanë vërtet vlerë, familjen dhe mirënjohjen. Secili prej tyre ka bërë disa përpjekje për dhuratën tuaj dhe vlera e saj nuk duhet të errësojë marrëdhënien tuaj, më së paku nuk duhet t’i ekspozojë ato para publikut. Mund të jetë shumë mizore, e shëmtuar dhe mund t’i lëndojë shumë sepse shanset janë që ata të kuptojnë se për kë e keni fjalën.

2. Mburrja për dhuratat që keni marrë

Mbani gjithmonë parasysh se ju po e bëni këtë përpara një grupi njerëzish të tjerë. Është kënaqësi të tregosh dhuratat e bukura, por kur jeton në botën e të rriturve nuk është e këndshme. Mund të keni shumë dhe kjo është fantastike për ju, por shumë njerëz që kanë lexuar statusin tuaj mund të mos kenë ngrënë asnjë drekë familjare ose të jetojnë nga pagesa të ulëta ose nuk mund t’i përballojnë fëmijëve as dhuratën më të vogël. Jini të ndjeshëm ndaj të tjerëve sepse ky është kuptimi i festave. Përveç kësaj, mburrja për dhuratat e shtrenjta mund të jetë një ‘thirrje’ për hajdutët.

3. Grindje me partnerin

Nëse festat tuaja nuk ishin të bukura, nëse partneri ju zhgënjeu dhe jo vetëm që nuk ju dhuroi pushime përrallash, por i prishi ato, gjithsesi, mos e shpërndani në rrjetet sociale. Merrni frymë thellë, bëni një shëtitje vetëm dhe anashkaloni publikimin në rrjet. Shanset janë që ju vetëm ta përkeqësoni situatën.

4. Pikëpamjet tuaja politike

Festat e fundvitit janë një kohë paqeje kur duhet t’i përkushtohesh familjes, komunitetit dhe atyre në nevojë, ndaj më mirë të përmbaheni nga komentet tuaja cinike politike. Askujt nuk i pëlqen t’i prishet shpirti i festave nga apatia e njerëzve të tjerë.

5. Çdo gjë që shefi juaj mund të shohë

Ndonjëherë ne relaksohemi shumë në profilet tona dhe harrojmë se pothuajse të gjithë mund ta shohin atë që postojmë. Miqtë dhe kolegët mund të shohin gjithçka dhe ne nuk mund ta kontrollojmë atë. Pra, kini kujdes se çfarë postoni në gjendje të dehur.