Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë premtimi i bënë njëri-tjetrit Luizi dhe Dea?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Luizi i ka thënë Dea Mishel se e shikon veten në podium me të për çmimin e madh të “Big Brother VIP”. Luizi gjithashtu shtoi se do jenë të dy përballë njëri-tjetrit, por do e fitojë ai vetë. E jo vetëm kaq, pasi i bën edhe një premtim, që nëse do jenë ata dy finalistët për çmimin e madh, kur ta fitojë do ja ngrejë dorën lart Deas. Edhe Dea i premton të njëjtën gjë.

Shumë afër finales dhe çmimit të madh e banorët tashmë po flasin se si do t’i shpenzojnë paratë si finalist, por edhe nëse fitojnë çmimin e madh. Ditën e sotme në një bashkëbisedim me Kristin, Luizi ka treguar një ëndërr që ka pasur prej kohësh dhe që mendon ta realizojë nëse fiton çmimin e madh dhe është një kopsht fëmijësh.