Celebrities Showbiz

Çfarë të rejash pritet të sjellë Paris Hilton në lidhje me projektin e saj kundër abuzimit?!

Paris Hilton ka qenë e hapur gjithmonë për abuzimin që ka duruar ndërsa ndoqi shkollën ‘Provo Canyon’ në Jutah si adoleshente. Së fundmi ajo ka treguar se do të vazhdojë të jetë producente e një serie të re podcast-esh në stilin e dokumentarit që diskuton rreth anës së errët të të sjelljes së të rinjve, ‘Trapped In Treatment’.

Sipas një deklarate, podcast-i i ri i ‘iHeartRadio’ do të përqendrohet në demaskimin e një objekti të trajtimit të të rinjve, përmes përvojës dhe historive të të mbijetuarve të tij dhe abuzimit traumatizues në duart e rrëmbyesve të tyre.

Seriali do të përfshijë opinione ekspertësh dhe përvoja personale me detaje historike për të përshkruar se çfarë ndodh realisht në këto institucione dhe se si kjo industri miliarda dollarësh ka lulëzuar për kaq shumë kohë. Paris është shprehur se:

Shkolla Provo Canyon nuk do të mund të fshihet më pas abuzimit që u kanë shkaktuar të mbijetuarve. Jam shumë krenare që po prodhoj ‘Trapped in Treatment’ dhe mezi pres t’ju çoj në këtë udhëtim audio.

Podcast-i i ri do të fokusohet në një institucion të vetëm trajtimi për të rinjtë, duke filluar me atë ku mori pjesë vetë Hilton, Provo Canyon. ‘Trapped in Treatment’ do të drejtohet nga Caroline Cole dhe Rebecca Mellinger nga Caroline Cole dhe gjithashtu do të prodhohet nga London Audio. ‘iHeart Media’, me Warner Bros dhe ‘Unscripted Television’ në bashkëpunim me ‘Telepictures’. Seriali do të shfaqet premierë në vitin 2022.

Rikujtojmë se së fundmi gjatë një konference të dhënë për shtyp, në Capitol Hill, trashëgimtarja e njohur Paris Hilton i ka bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Kongresit që të ndërmarrin veprime kundër “industrisë së trazuar të adoleshentëve”.

Hilton u shfaq në Uashington DC, për të shpallur Aktin e Përgjegjësisë për Kujdesin e Fëmijëve. Asaj iu bashkuan ligjvënësit Ro Khanna dhe senatori Jeff Merkley, të cilët po bashkësponsorizojnë legjislacionin në fjalë.

Unë jam e bindur se ky projekt-ligj do të krijojë një botë ku të gjithë të rinjtë kanë mbështetjen dhe mundësinë që u nevojiten për të shëruar, rigjallëruar dhe jo vetëm për të mbijetuar. Ky projektligj siguron të drejta që nuk më janë siguruar kurrë.