Aktualitet Celebrities

Paris Hilton ka një kërkesë shumë emergjente për Presidentin Joe Biden!

Së fundmi gjatë një konference të dhënë për shtyp, ditën e djeshme në Capitol Hill, trashëgimtarja e njohur Paris Hilton i ka bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Kongresit që të ndërmarrin veprime kundër “industrisë së trazuar të adoleshentëve”.

Sipërmarrësja 40-vjeçare është bërë një avokate për fëmijët që abuzohen në ambientet e kujdesit për ta, pasi ajo zgjodhi të ndante përvojën e saj traumatike si adoleshente në një qendër trajtimi psikiatrik të të rinjve në Utah, në dokumentarin e vitit 2020 me titull “This Is Paris”. Ajo ka treguar se:

Për 20 vjet nuk mund të flija natën pasi kujtimet e dhunës fizike, ndjenja e vetmisë, humbja e moshatarëve më kalonin në mendje kur mbyllja sytë. Kjo nuk ishte thjesht pagjumësi. Kjo ishte një traumë. 

Hilton u shfaq në Uashington DC, për të shpallur Aktin e Përgjegjësisë për Kujdesin e Fëmijëve. Asaj iu bashkuan ligjvënësit Ro Khanna dhe senatori Jeff Merkley, të cilët po bashkësponsorizojnë legjislacionin në fjalë.

Unë jam e bindur se ky projekt-ligj do të krijojë një botë ku të gjithë të rinjtë kanë mbështetjen dhe mundësinë që u nevojiten për të shëruar, rigjallëruar dhe jo vetëm për të mbijetuar. Ky projektligj siguron të drejta që nuk më janë siguruar kurrë.

Trashëgimtarja e famshme tha se ajo duroi abuzimin fizik dhe psikologjik nga stafi në të katër objektet ku ajo ishte vendosur si adoleshente.

Më mbytën, më goditën në fytyrë, më vëzhguan teka lahesha në dush, u detyrova të merrja ilaçe pa diagnozë, u futa në izolim në një dhomë ku muret ishin plot me gërvishtje dhe të lyera me gjak. Unë u detyrova të qëndroja brenda për 11 muaj rresht, pa parë rrezet e diellit dhe pa ajër të pastër.

Hilton i bëri thirrje Presidentit Biden që të mbështesë legjislacionin, i cili do të krijonte një projekt-ligj të të drejtave për fëmijët e vendosur në objekte të tilla dhe do të vepronte si mbikëqyrës për të ashtuquajturën industri të trazuar të adoleshentëve.

Të sigurohesh që fëmijët të jenë të sigurt nga abuzimi në këto institucione nuk është një çështje republikane apo demokratike. Është një çështje themelore e të drejtave të njeriut që kërkon vëmendje të menjëhershme.