Tech

ChatGPT tanimë edhe në Snapchat!

Së fundmi Snapchat po lançon chatbotin e tij të AI-s të quajtur My AI, i cili do të mundësohet nga ChatGPT i OpenAI. Duke filluar nga kjo javë, përdoruesit e Snapchat do të kenë akses në chatbotin e tij të ri bisedor, i cili mund të shkruajë poezi, të planifikojë një udhëtim dhe të rekomandojë dhurata për ditëlindje, sipas një postimi në blog të Snap.

Për momentin, funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për abonentët me pagesë të Snapchat+, por platforma planifikon ta bëjë chatbot të qasshëm për të gjithë përdoruesit e tij në të ardhmen. Këtë ka pohuar për The Verge CEO i Snap, Evan Spiegel.

Ideja e madhe është që përveçse të flasim me miqtë dhe familjen tonë çdo ditë, ne do të flasim me AI çdo ditë. Kjo është diçka që ne jemi të pozicionuar mirë për të bërë si një shërbim mesazhesh.

Pak njerëz mendojnë për inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj përfundimtar mbi njerëzimin dhe brezat e ardhshëm, mirëpo Sam Altman, CEO i ChatGPT OpenAI shqetësohet se “si do të na shohin njerëzit e së ardhmes”. Ndërkaq, Google do të prezantojë një chatbot me inteligjencë artificiale (AI) të quajtur Bard për të rivalizuar ChatGPT.

ChatGPT mund të jetë bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, pasi u vlerësua se kishte arritur 100 milionë përdorues aktivë mujorë deri në fund të janarit. Kjo sipas një raporti nga gjiganti bankar zviceran UBS. Chatbot në pronësi të OpenAI ka tejkaluar 100 milionë MAU pak më shumë se dy muaj pas lançimit të tij duke mposhtur lehtësisht shpejtësinë e rritjes së aplikacioneve kryesore si TikTok dhe Instagram.