Celebrities Gossip Showbiz

Chiara Ferragni super e fiksuar pas…

Blogerja e famshme italiane, njëkohësisht sipërmarrësja më e famshme në botë, Chiara Ferragni ka sjellë në jetë para pak kohësh foshnjën e saj duke bërë që ajo dhe bashkëshorti, Fedez të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja njoftuan pritjen e ëmbël në tetor të vitit të kaluar.

Chiara nuk është rezervuar aspak dhe menjëherë ka zbuluar për të gjithë ndjekësit portretin e vogëlushes Vittoria. Ajo është mjaft aktive ne rrjete sociale duke postuar çdo detaj nga përditshmëria e saj. Nuk mungojnë asnjëherë fotot që bukuroshja poston me Vittoria-n, djalin e madh Leo-n si dhe me bashkëshortin e saj, Fedez.

Duke qenë ende një foshnjë e vogël ajo ka nevojë për një përkujdesje tejet të veçantë dhe mami Chiara nuk i ka lënë asgjë mangët. 

Chiara përtej përkujdesjes duket edhe tepër e fiksuar pas vogëlushes së saj. Ajo poston shpesh foto dhe video të Vittoria-s në çdo moment të ditës, natës duke kapur çdo veprim të sajin e duke e ndarë me ndjekësit. Mund të themi se bukuroshja është një miks tiparesh mes Chiara-s dhe Fedez-it. Ka një ngjashmëri të madhe edhe më vëllain, fëmijën e parë të dyshes së njohur, Leo-n.

Ferragni së fundmi ka hapur edhe biznesin e saj të rradhës, pikërisht një kafene në Milano dhe me këtë influencerja e famshme ka realizuar një tjetër ëndërr të saj.