Gossip Showbiz

Chiara Ferragni ‘qan hallet’ e mëmësisë me ndjekësit e saj!

Blogerja e famshme italiane, njëkohësisht sipërmarrësja më e famshme në botë, Chiara Ferragni ka sjellë në jetë para pak kohësh foshnjën e saj duke bërë që ajo dhe bashkëshorti, Fedez të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja njoftuan pritjen e ëmbël në tetor të vitit të kaluar.

Chiara nuk është rezervuar aspak dhe menjëherë ka zbuluar për të gjithë ndjekësit portretin e vogëlushes Vittoria. Ajo është mjaft aktive ne rrjete sociale duke postuar çdo detaj nga përditshmëria e saj.

Nuk mungojnë asnjëherë fotot që bukuroshja poston me Vittoria-n, djalin e madh Leon si dhe me bashkëshortin e saj Fedez. Fansat gjithmonë e kanë adhuruar harmoninë dhe dashurinë që ata kanë si familje për njëri tjetrin.

Mesa duket Chiara-s i kanë nisur problemet e para me Vittorian. Duke qenë ende një foshnjë e vogël ajo ka nevojë për një përkujdesje tejet të veçantë dhe mami Chiara nuk i ka lënë asgjë mangët. Së fundmi miliarderja ka postuar një foto në Instagram ku duket se po ‘qan hallet’ me ndjekësit.

Vajza e saj po ushqehet me gji e ndërkohë shenjat në bluzen e Chiara-s e vërtetojnë këtë. Ndërkaq, ajo ka shkruar:

Më thuaj që je duke i dhënë gji pa më thënë se je duke i dhënë gji.

 

Rikujtojmë se çifti i famshëm janë edhe prindër të një djali të quajtur Leone. Vogëlushi ka ardhur në jetë në vitin 2018-të dhe tashmë sapo ka marrë përsipër detyrën e rëndësishme të vëllait të madh.

Përmes një postimi në Instagram pak kohë më parë ylli italian ka kritikuar ashpër mënyrën se si po menaxhohet e gjitha situata ndaj COVID-19 në Itali. 33-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Fedez u zgjodhën si “Personazhet e vitit” nga “Vanity Fair Italia” së bashku me 20 personazhe të tjerë.