Celebrities Film & Tv Showbiz

Chord Overstreet do të jetë në krah të aktores së famshme në filmin e ri të ‘Netflix’!

Chord Overstreet më në fund ka gjetur një vajzë të re që pritet të luaj një rol kryesor tashmë. Ylli i serialit të njohur “Glee” do të luajë përballë Lindsay Lohan në komedinë romantike të gjigandit ‘Netflix’ gjatë sezonit të pushimeve edhe si premierë në vitin 2022.

‘Netflix’ e bëri vetë të ditur njoftimin e lajmit në rrjetin social Twitter duke zbuluar edhe që George Young, Jack Wagner si dhe Olivia Perez do të luajnë gjithashtu në filmin që ndjek një trashëgimtare hoteli të llastuar që merr amnezi totale në një aksident duke bërë ski dhe e gjen veten nën kujdesin e një pronari të bukur të një shtëpize.

Overstreet, i cili është më i njohur për rolin e tij në serialin ‘Glee’ si Sam Evans, aktualisht mund të ndiqet edhe në serialin komedi të ‘Apple TV+’ që titullohet “Acapulco”, i cili u shfaq si premierë muajin e kaluar.

Artisti i ‘Stone Man’ ka qenë gjithashtu i zënë edhe me karrierën e tij muzikore, duke e bërë publike lidhjen e tij me Camelia Somers, mbesën e Suzanne Somers, muajin e kaluar në videoklipin e këngës së tij “Sunkissed”. Ai dhe aktorja 26 vjeçare e ‘Bold and the Beautiful’, u lidhën për herë të parë në muajin dhjetor.

Më pas në muajin maj, u njoftua se Lohan, do të luante në film rolin e saj të parë në tre vjet. Gjatë festës speciale të Vitit të Ri të CNN në vititn 2019 aktorja bukuroshe u shpreh se:

Dua të fokusohem vërtet tek vetja dhe gjithçka që duhet të bëj në jetën time dhe të kthehem në Amerikë dhe të filloj sërish xhirimet.

Roli i saj i ardhshëm në film vjen edhe pas thashethemeve se ajo po konsiderohet si një nga pretendentet kryesore për ‘The Real Housewives of Dubai’. Pasi Cohen tha se do të ishte “një ide e mirë” të kishte Lohan në kast, pasi ajo ka jetuar edhe në Dubai.