Bota Celebrities Film & Tv Showbiz

Chris Rock i quan ligjvënësit që duan të arrestohet Donald Trump “budallenj”!

Komediani amerikan Chris Rock i ka cilësuar si ‘budallenj’ ata që duan të arrestohet ish-presidenti amerikan Donald Trump. Rock ka qenë kryefjala e titujve kryesorë në mediat online gjatë vitit të kaluar për shkak të shuplakës nga Will Smith në Oscars. Këtë herë, ai ndodhej në skenë për të nderuar Adam Sandler me çmimin Mark Twain të dielën, kur iu drejtua ligjvënësve që ishin në audiencë, ku përfshihej edhe Nancy Pelosi.

“A do ta arrestoni me të vërtetë Trump?” Rock pyeti turmën, sipas Daily Mail, e cila vuri në dukje se disa zyrtarë nga administrata Biden ishin në turmën e Qendrës Kennedy.

A e dini se kjo vetëm do ta bëjë atë më të popullarizuar. Është si të arrestosh Tupac. Ai thjesht do të shesë më shumë disqe. Jeni budallenj?

Përveç kësaj, Rock foli gjithashtu për akuzat e mundshme me të cilat Trump mund të përballet pasi dyshohet se i kishte dhënë para të fshehta Stormy Daniels për ta ndaluar atë të fliste për lidhjen e tyre të supozuar në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës në SHBA. Ndërsa Rock ishte fokusuar në rrjedhën e pafund të materialit që vjen falë jetës së Trump, ai më pas e ktheu shikimin drejt presidentit aktual, Joe Biden, i cili tani është 80 vjeç dhe komandanti më i vjetër i përgjithshëm ndonjëherë.