Celebrities Love & Sex Showbiz

Chrissy Teigen dhe John Legend do të bëhen prindër sërish!

Chrissy Teigen ka bërë të ditur një lajm shumë të bukur në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram teksa zbuloi se bashkëshorti John Legend dhe ajo janë në pritje të një fëmije tjetër. Pothuajse 2 vjet pas humbjes së shtatzënisë, Teigen tregoi se çifti është bekuar me një tjetër shans teksa ajo pozoi duke shfaqur barkun e saj të rrubullakosur dhe shkroi një shënim emocionues në postimin e saj. Duke ndarë lajmin e bukur, Teigen shkroi:

Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur përsëri shtëpinë dhe zemrat tona.

Në foton e shpërndarë krahas postimit, autorja e “Cravings” u pa duke pozuar për një selfie në pasqyrë teksa shfaqte barkun e rrubullakosur. Në shënimin e saj, Teigen gjithashtu pohoi se ajo ndihet shpresëdhënëse.

Në shënimin e ndarë prej saj, Chrissy shpjegoi gjithashtu se nuk ka qenë një udhëtim i lehtë për të mbetur shtatzënë përsëri pas humbjes së saj tragjike të shtatzënisë. Njoftimi i gëzuar i Chrissy u prit jashtëzakonisht mirë nga të gjithë fansat dhe miqtë e saj. Ajo mori mesazhe urimi nga Irina Shayk, Octavia Spencer, Tan France, Kate Hudson dhe më shumë.

Chrissy dhe John janë gjithashtu prindër të Luna 6-vjeçare dhe Miles 4-vjeçare. Çifti humbi djalin e tyre Jack, pas së cilës Teigen njoftoi një vit më vonë se ajo i ishte nënshtruar fekondimit in vitro për të provuar të mbetej sërish shtatzënë.