Celebrities Showbiz

Të jesh kopja e babit ka të veçantën e vet! John Legend i bën dhuratën speciale djalit të tij!

John Legend po mësohet me faktin se djali i tij mund të jetë vërtet kloni i tij. Pasi shpërndau një video të vajzës së tij, Luna Simone dhe djalit Miles Theodore të cilët i ka së bashku me gruan e tij Chrissy Teigen, një nga ndjekësit e këngëtarit komentoi:

O zot ata duken si versione mini të prindërve të tyre, është çmenduri.

Fituesi 12 herë i çmimit “Grammy’ i cili ka përdorur llogarinë e tij për t’i kthyer këngët e njohura të TikTok në balada më pas u përgjigj me një video duke kënduar këngën virale “Twinnem” nga Coi Leray, duke treguar mikun e tij më të mirë Miles.

Teksa këndonte Legend, klipi shfaqi disa foto të dyshes babë-bir që dukeshin pothuajse identikë teksa ndjekësit nuk ngurruan që të komentonin për ngjashmërinë familjare. Teigen e shpërndau videon në Instagram të enjten.

Ai gjithashtu e çoi Miles në një lojë të Los Angeles Lakers, duke ndarë një foto të dyshes së maskuar të ulur në fushë me një botim special të basketbollit të 75-vjetorit të NBA-së.

Lojë “Lakers” me Miles.

Fundjava e tyre përfshinte gjithashtu një udhëtim në Muzeun e Automobilave Petersen, ku ata bënë një vizitë te një model i Lightning McQueen me madhësi reale nga Cars. Muajin e kaluar, Legend ishte në gjendje të festonte ditëlindjen e tij të 43-të me të gjithë familjen e tij dhe ndau foto të adhurueshme të Miles dhe Luna në Instagram.