Celebrities Gossip Showbiz

“Mos më pyesni më…”/Chrissy Teigen vjen me një kërkesë për fansat e saj!

Modelja e njohur Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i famshëm John Legend thuhet se po tentojnë të zgjerojnë familjen e tyre. Modelja njoftoi në Instagram se aktualisht po u nënshtrohet sërish trajtimeve IVF.

Doja t’ju bëja të ditur se jam në një cikël tjetër IVF për të shpëtuar sa më shumë vezë që të mundem dhe shpresoj të krijoj disa embrione të forta dhe të shëndetshme.

Teigen shfrytëzoi gjithashtu rastin për të adresuar komentet dhe spekulimet e fansave për shtatzëninë e saj.

Ju lutem me përulësi që të mos më pyesni nëse jam shtatzënë sepse, e di që thuhet me qëllime të mira dhe emocion, por është diçka e keqe ta dëgjosh sepse nuk jam shtatzënë. Por gjithashtu ju lutem mos i pyetni njerëzit, këdo, nëse janë shtatzënë. E thashë këtë në komente dhe më bërtitën sepse interneti është i egër, por do të preferoja të jem unë ajo që do t’jua tregoja.

Rikujtojmë, se në shtator 2020, Teigen dhe Legend njoftuan humbjen e fëmijës së tyre të tretë, Jack, për shkak të komplikimeve të shtatzënisë. Modelja e famshme dhe bashkëshorti John Legend e përjetuan shumë keq këtë ngjarje dhe vendosën ta ndanin me të gjithë botën. Pas këtij veprimi Chrissy mori një tjetër vendim drastik.

Ajo u shpreh nëpërmjet një fotoje në Instagram se nuk do të mbetej më kurrë shtatzënë. Mirëpo, situata vazhdon të mos bëhet e lehtë për Chrissy. Tani, Chrissy ka zbuluar se si e mban gjallë kujtimin e djalit të saj të ndjerë, duke treguar se si ajo dhe familja e saj, përfshirë fëmijët Luna dhe Miles, marrin me vete hirin e Jack-ut kur udhëtojnë. Çifti ka dy fëmijë, vajzën, Luna dhe djalin, Miles.