Celebrities Gossip Showbiz

Chrissy Teigen e cilëson veprimin e Ben Affleck dhe Matthew Perry si të “frikshëm”

Chrissy Teigen ka reaguar ndaj video-ve virale të personazheve të famshëm meshkuj që krijojnë njohje me vajza të reja në faqet e takimeve. Pasi dy vajza treguan historitë e tyre në lidhje me përputhjen me aktorët Ben Affleck dhe Matthew Perry në aplikacionin ekskluziv të takimeve “Raya”, Teigen i cilësoi ato si “të frikshme”.

Në një post në Twitter, Teigen “akuzoi” të dy palët duke shkruar:

Mendoj që personat e famshëm nuk duhet të dërgojnë këto mesazhe të frikshme dhe të dëshpëruara në aplikacione si Raya, por gjithashtu nuk duhet të nxjerrësh mesazhe private. Jeni të dy në faj.

Ndërsa Teigen nuk përmendi asnjë nga të famshmit me emër, ky postim i saj erdhi vetëm disa ditë pasi dy gra ndanë mesazhe video që kishin marrë nga Affleck dhe Perry pasi u njohën me ta në “Raya”. “Raya” është një aplikacion ekskluziv, vetëm për anëtarët, që përmban personazhe të famshëm, influencera dhe figura të tjera publike.

Një nga video-t që u bënë virale u publikua nga një grua me emrin Nivine Jay, e cila e ndau në TikTok dhe për të cilën u shpreh se Affleck e dërgoi pasi ishin njohur me “Raya”.Pas saj dhe Kate Haralson një 20-vjeçare e njohur në TikTok ndau një video nga biseda e saj FaceTime me Perry, e cila ndodhi pasi ata u njohën me “Raya” kur ajo ishte 19 vjeç. Video tregonte të dy ata duke luajtur me pyetje për t’u njohur me njëri-tjetrin.

Këto “skandale” nuk janë të panjohura, pasi të tilla ngacmime me apo pa dëshirën e palës tjetër janë të shumta në botën e yjeve. Kujtojmë kështu dhe skandalin e denoncimeve të shumta për ngacmim seksual ndaj aktorit dhe producentit Kevin Spacey.