Celebrities Showbiz

Chrissy Teigen rrëfen se ajo dhe familja e saj e mbajnë gjithmonë me vete hirin e djalit të ndjerë!

Pak kohë më parë ajo humbi fëmijën e saj të tretë, Jack. Bëhet fjalë për Chrissy Teigen. Modelja e famshme dhe bashkëshorti John Legend e përjetuan shumë keq këtë ngjarje dhe vendosën ta ndanin me të gjithë botën. Pas këtij veprimi Chrissy mori një tjetër vendim drastik.

Ajo u shpreh nëpërmjet një fotoje në Instagram se nuk do të mbetej më kurrë shtatzënë. Mirëpo, situata vazhdon të mos bëhet e lehtë për Chrissy. Tani, Chrissy ka zbuluar se si e mban gjallë kujtimin e djalit të saj të ndjerë, duke treguar se si ajo dhe familja e saj, përfshirë fëmijët Luna dhe Miles, marrin me vete hirin e Jack-ut kur udhëtojnë.

Pavarësisht nëse shkojmë me pushime apo diçka tjetër, Luna dhe Miles gjithmonë thonë: “Mos harroni fëmijën Jack.” Dhe pastaj duhet ta paketoj atë. Dhe pastaj arrijmë kudo që ishin duke shkuar, ata thonë: “O zot, ai duhet të ketë etje”. Kjo mund t’iu duket e çmendur njerëzve, por ata do të vënë një gotë me ujë pranë kutisë së tij të vogël me hi. Dhe ata vërtet duan të jenë pjesë e kësaj.

Ajo vijoi të shpjegonte:

Do të thotë shumë për ta që janë pjesë e kësaj historie. Dhe ndoshta një ditë mund ta lirojmë atë. Dhe atij i pëlqen që ne ende mendojmë për të dhe i pëlqen që ne jemi ende të ndjeshëm për të, por më shumë se çdo gjë, i pëlqen që ne flasim për të.

Rikujtojmë se, muajin e kaluar 35-vjeçarja postoi një foto të realizuar vitin e kaluar, ku shfaqej duke qarë në shtratin e spitalit dhe bashkëshorti i saj John e ngushëllonte. Chrissy Teigen në atë kohë ishte 20 javëshe shtatzënë. Krahas fotos ajo shkroi:

Dhe djalit që ne pothuajse e kishim. Një vit më parë me dhurove dhimbjen me të madhe që mund ta imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoja nga çdo gjë, edhe nëse nuk do të doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe më bëre të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupi ynë është i çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por kjo nuk ka filluar akoma. Nëna dhe babai të duan përgjithmonë.