Showbiz

Çifti i njohur do të bëhen prindër për herë të dytë!

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtari i njohur, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Derstani do të bëheshin prindër për herë të dytë. Lajmi u hodh poshtë nga këngëtari, por ditën e sotme shtatzëninë e ka konfirmuar vetë Andrra me anë të një postimi në Instagram.

“Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për cdo sekondë të jetës, të presim me padurim.”– shkruan ajo bashkangjitur me foton ku i duket edhe barku i rrumbullakosur.

 

Ende nuk është bërë e ditur gjinia e bebit. Megjithatë, shumë urime për çiftin! Rikujtojmë, se nga martesa e tyre Sinani dhe Andrra kanë një djalë, të quajtur Ansi, 4-vjeçar.