Po bëhet afërsisht një vit nga ndarja e bujshme e çiftit të njohur të showbizit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Të dy kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe shumë aludime ka pasur për ta në lidhje me ndonjë bashkim të mundshëm.
Ama duket se gjërat nuk janë ashtu siç kujtonim ne e në momentin që menduam se Ledri dhe Sara ishin bashkuar përsëri, zbulohet e dashura e re e Ledrit. Duket se reperi ka hequr dorë nga historia me Sarën dhe ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin.
Rina nuk është një vajzë edhe aq e panjohur për publikun, pasi jo vetëm që ka në pronësi disa qendra estetike, ku kurojnë imazhin shumë personazhe VIP, por është parë edhe në disa postime e disa prej tyre. Ama Rina është edhe motra e Ron Zaitit, reperi i cili pati një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Dafina Zeqirin dhe më pas disa me Semi Jaupaj, ku dhe u përfolën për një lidhje.