Bota Tech

Cilët janë 16 kompanitë gjigante në mbarë botën të cilat kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë?

Pas luftës që ka nisur mes Ukrainës dhe Rusisë gjithçka ka ndryshuar. Shumica e shteteve jo vetëm në Europë por në të gjithë botën përveçse kanë dënuar sulmin e Rusisë nga Ukrainës, ata kanë vendosur edhe shumë sankisione të cilat godasin shtetin rus. Jo vetëm shtetet por edhe kompanitë e mëdha që kanë shtrirje shumë të gjerë në mbarë botën jo vetëm në fushën ekonomike por edhe ato tregtare, kinematografike, muzikore, platforma të rrjeteve sociale por edhe shumë të tjera janë distancuar nga Rusia me qëllim për ta dënuar vendin për sulmin ndaj Ukrainës. Ja cilat janë këto kompani:

FORD

Ford njoftoi se reklama e radhës në Rusi është pezulluar deri në njoftim të dytë.

NIKE

Gjithashtu ka ndaluar shitjen e produkteve online në ëebsite-in e tyre në Rusi.

APPLE

Ndaloi shitjet e produkteve në Rusi, për të treguar mbështetjen nga Ukrainës.

DELL

Ka ndaluar shitjet e produkteve të tyre në Rusi.

IKEA

Po ndalon përkohësisht operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, me rreth 17 dyqane aktivë.

SPOTIFY

Mbylli zyrat e saj në Rusi dhe ndoqi shembullin e Google dhe Apple duke hequr gjithë përmbajtje ruse nga platforma e saj.

H&M

Gjiganti i veshjeve tha të mërkurën se dyqanet e tij në Ukrainë janë mbyllur përkohësisht për arsye sigurie kurse në Rusi shitjet kanë ndaluar.

NETFLIX

Ka pezulluar produksionin dhe blerjen e 4 projekteve ruse.

HONDA

Gjithashtu ka pezulluar eksportin e makinave dhe motorrëve në Rusi pasi hasën probleme me dërgesat dhe pagesat.

ADIDAS

Njoftoi të martën se ka pezulluar bashkëpunimin me Russian Football Union, në mënyrë të menjëhershme.

THE WALT DISNEY

Kjo kompani që ka në pronësi “Marvel Studios”, “20th Century Studios”, “Pixar”, etj deklaroi se për momentin ka ndaluar publikimin e çdo shfaqeje teatrale, apo filmi në Rusi.

AIRBNB

Tha se do të sigurojë strehim falas për më shumë se 100,000 refugjatë që janë larguar nga Ukraina pas sulmit rus.

GOOGLE, FACEBOOK, TWITTER, YOUTUBE

Gjithashtu kanë ndaluar reklamat dhe përmbajtjen ruse në platformat e tyre.