Bota

Cilët janë 9 objektet që kanë dalë në ankand në ndihmë të Ukrainës dhe që kanë arritur vlera miliona dollarëshe!

Që prej datës 24 shkurt dhe deri më sot Ukraina është ende duke mbrojtur territoret e saj dhe duke luftuar me shtetin rus. Shumë shtete kanë marrë nisma mjaft të mëdha për t’i ardhur në ndihmë të gjithë popullit ukrainas. Falë këtyre nismave, janë mbledhur më shumë se 2,5 milionë dollarë për forcat e armatosura të Ukrainës dhe ndihma humanitare për vendin.

Sipas Forbes, në vend të parë është mikrofoni i kristaltë i fituesve të Eurovision 2022 nga grupi ukrainas Kalush Orchestra, i shitur për 900 mijë dollarë.

Në vend të dytë është një pikturë e serisë mbi Çernobilin, nga artistja ukrainase Maria Prymachenko (“Lulet e rritura pranë bllokut të katërt”), e cila u shit për 500 mijë dollarë.

Medalje e argjendtë për një Lamborghini Murcielago LP640, e shitur në Republikën Çeke për 351 mijë dollarë.

Në vend të katërt, sërish grupi Kalush Orchestra me kapelen rozë të pjesëtarit të grupit, Oleh Psiuk e cila u shit për 302 mijë dollarë.

Një seri pullash përkujtimore që nderojnë rezistencën e ushtarëve ukrainas në Ishullin e Gjarpërinjve u shit për 137 mijë dollarë.

Në vend të gjashtë, një bluzë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me një autograf, u shit për 102 mijë dollarë, në një ankand në Angli.

Klasifikimi i përpiluar nga Forbes mbyllet me tre vepra arti. Piktura e artistes amerikane Zhenya Gershman “Fytyra e parë e luftës”, një portret i mësueses Olena Kurilo, i përjetësuar në foton Wolfgang Schwan, që mblodhi 100 mijë dollarë për Kryqin e Kuq Ukrainas. Në ankande janë shitur përkatësisht për 92 mijë dollarë dhe 45 mijë dollarë veprat “CND Soldiers” të Bansky (në foto) dhe “So Far, So Close” e artistit spanjoll Pejac.