Sport

Çmime ‘të kripura’ për finalen e Botërorit, biletat në tregun e zi deri në 3300 €!

Finalja e Kupës së Botës “Katar 2022” do zhvillohet të diel në 16:00, me Argjentinën që është një nga skuadrat pjesëmarrëse, teksa njëra mes Francës dhe Marokut do mësojë sot nëse do luajë në fundjavë përballë ekipit “Albiceleste”. FIFA tanimë ka nxjerrë në shitje edhe biletat për ndeshjen finale, me çmimet që variojnë nga 500 – 1600 euro.

Veç çmimeve zyrtare biletat po shiten edhe në tregun e zi. Çmimet dukshëm janë më të “kripura” duke nisur nga 3300 euro. Me një kontroll të thjeshtë në internet, çmimet në tregun e zi janë rritur ndjeshëm. Të shumtë janë ata që duan të jenë në finalen që do luhet në Doha, teksa nisur nga kategoritë në stadium edhe çmimet janë të ndryshme.