Celebrities Gossip Showbiz

Cristiano Ronaldo rrezikon 99 goditje me kamxhik!

Nëse kthehet në Iran, Cristiano Ronaldo mund të goditet me 99 kamxhikë. Para pak ditësh, Al Nassr zhvilloi në Azadi Stadium ndeshjen e Champions-it ndaj Persepolis. Pas takimit, ylli CR7 takoi shumë fansa të tij. Një prej mbështetëseve të tij më të zjarrta ishte piktorja me emrin Fatima, e cila ishte me aftësi të kufizuara.

Gjithsesi, ky takim ku futbollisti përqafoi dhe puthi fansen nuk është në përputhje me ligjet e këtij vendi. Sipas asaj që shkruan “index.hr, lojtari duhet të mendohet dy herë përpara se të kthehet në Iran, pasi rrezikon të goditet 99 herë me kamxhik.

Rikujtojmë, se së fundmi vokatët e Kathryn Mayorga që akuzoi Ronaldon për përdhunimin e saj, e kanë çuar futbollistin përsëri në gjykatë në një përpjekje për të marrë miliona të tjera para. Lojtari i kishte paguar Kathryn 375,000 dollarë për heshtje. Ajo kishte pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në qershor 2009, gjë që futbollisti e mohoi.