Celebrities Film & Tv

Dalin detaje të reja nga filmi më i ri i Dwayne Johnson!

Së fundi Dwayne Johnson ka postuar në rrjetin e tij social Instagram një video ku shfaqen pamje nga filmi i tij më i ri. Ai quhet ‘Black Adam’ dhe mesa duket ka të bëjë me superheronj. Para se të bënte një prezantim të në lidhje me filmin ai tregoi se kishte lindur për ta luajtur këtë rol. Ndërkohë që ai më pas u shpreh se:

Unë jam shumë i emocionuar që jam këtu dhe po flas me ju për njeriun me të zeza, Black Adam. Siç e dini, ky personazh, ky film, ky univers ka qenë një projekt gjigant pasioni im për një kohë shumë të gjatë dhe unë kam punuar shumë, kam punuar me këto duar, këto kallo, gishtat e mi deri në kockë në këtë projekt, sepse është lloji i projektit që unë e di që vjen një herë në jetë dhe e vërteta është, unë kam lindur për të luajtur Black Adam.

Skena e hershme e filmit filloi si një film horror, me dy eksplorues që hynë në një shpellë të mbuluar me errësirë. Por është e qartë se nuk është një shpellë natyrore, pasi duket se është gërmuar dhe ka shkrime të huaja të gdhendura në mure dhe dysheme.

Rikujtojmë se Dwayne Johnson së fundmi ka shfaqur talentin e tij edhe në një fushë tjetër të artit. Bëhët fjalë në muzikë pasi ‘The Rock’ tani ka marrë titull edhe si reper. Në videoklipin e lançuar vetëm para pak ditësh ai ka bashkëpunuar me Joey Cool, King Iso dhe më kryesorin me Tech N9ne. Kënga e tyre mban titullin ‘Face Off’.

Për yllin e filmave aksion kjo është hera e parë që shfaqet në një album rap. Kjo vjen pasi ai këndoi një këngë për filmin e bukur vizatimor ‘Moana’. Në vitin 2016 ai huazoi talentin e tij vokal në këngën ‘You’re Welcome’. Nëse vazhdon që të merrët më muzikë më shumë ndoshta ylli i ‘Central Intelligence’ mund të kthehet në një muzikant me kohë të plotë së shpejti.