Celebrities Music

Dalin detajet e para nga dokumentari më i ri i artistes Janet Jackson!

Tani e vërteta është zbuluar dhe Janet Jackson është gati që të ecë përpara. Pas publikimit të dokumentarit të saj me dy pjesë “Lifetime” ku këngëtarja, 55 vjeçe, i shtroi të gjitha në tryezë pra i bëri të gjitha të ditura, një burim bëri me dije për PEOPLE ekskluzivisht se ajo po shpreson t’i japë fund disa gjërave.

Edhe pse Janet ka qenë gjithmonë një person tepër privat, ajo ka dashur të nxjerrë në shesh historinë e saj për shumë kohë. Ajo donte që e vërteta të dilte në shesh për një sërë çështjesh. Ajo është e lumtur për këtë serial ku diskuton jetën dhe karrierën e saj.

Disa zbulime nga dokumentari detajuan betejat e saj më private, duke përfshirë marrëdhënien e saj të ndërlikuar me babain e saj të ndjerë Joe dhe vëllain Michael dhe martesat e saj me James DeBarge dhe René Elizondo Jr. Kur bëhej fjalë për karrierën e saj, burimi thotë se Janet shpesh përballej me ndarjen e vëmendjes me anëtarët e tjerë të familjes, veçanërisht me Michael ku i thonin “ndihmojeni atë të hyjë në muzikë dhe biznes.” Burimi shton:

Janet ka qenë një Jackson besnik në pjesën më të madhe duke u përballur me konkurrencën dhe zhgënjimet që vijnë me të qenit grua në këtë familje, si dhe në ndërtimin e karrierës së saj.

Kur bëhej fjalë për marrëdhënien e saj të ndërlikuar me vëllain e saj më të madh Michael, dallimet e tyre nuk u zgjidhën kurrë plotësisht vetë. Ndërkohë, një burim që ishte i afërt me këngëtarin e “Beat It” thotë se problemet e tyre e lënduan atë për një kohë shumë të gjatë, duke shtuar se zgjedhjet e saj e frustruan atë, por për problemet e tyre ishin faji i secilit prej tyre.

Tani, pasi e bëri veten një yll me talentin e saj dhe punën e palodhur, këngëtarja e “All For You” “ka gjetur një kuptim të ri në jetën e saj. Janet i pëlqen të jetë nënë dhe ka qenë një prind i përkushtuar gjithmonë. Ajo ka ndryshuar shumë që kur lindi djali i saj. Ajo është është e lumtur. Ajo pëlqen të jetë nënë. Djali i saj është bota e saj. Edhe pse djali i saj është fokusi kryesor në jetën e saj, ajo vazhdon të punojë shumë për të gjetur ekuilibrin mes karrierës dhe jetës së saj personale.