Celebrities Showbiz

Dalin pamje të reja nga “Astroworld Festival”, Travis Scott në fakt ndaloi së performuari!

Në datën 5 nëntor, tetë persona ndërruan jetë dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë festivalit “Astroworld” të Travis Scott. Sipas shefit të zjarrfikësve në Houston, incidenti ndodhi gjatë performancës ku pjesëmarrësit në radhët e spektatorëve nisën të shtyheshin në momentin kur në skenë po performonte reperi amerikan, Travis Scott, partneri i Kylie Jenner-it dhe disa prej tyre nuk mund të merrnin dot frymë. Në festivalin muzikor ishin të pranishëm rreth 50 mijë persona.

Travis Scott duket se e kishte ndërprerë performancën e tij gjatë festivalit vdekjeprurës në “Astroworld” javën e kaluar për të ndihmuar një fans në ankth, sipas një videoje të re të shpërndarë në rrjetet sociale. Në një video të postuar në Instagram, Scott mund të dëgjohet duket bërtitur në lidhje me një fans që ka humbur ndjenjat dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Ndaloni. Kemi nevojë që të na ndihmojë dikush, dikush ka vdekur këtu. Mbahuni, mos i prekni, mos i prekni. Të gjithë thjesht ngrihuni. Sigurimi, dikush të ndihmojë të veprojë shpejt…

Nuk është e qartë se çfarë mund të shihte Scott nga skena ndërsa fansat e tij po shtyheshin dhe shkeleshin, disa duke bërtitur për të ndaluar shfaqjen. Që nga incidenti i së premtes mbrëma, artisti është kritikuar gjerësisht për vazhdimin e performancës në skenë për më shumë se 30 minuta.

Ndërkohë, Travis Scott do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit për tetë viktimat që vdiqën në festivalin e tij “Astroworld” të premten, sipas një deklarate të publikuar të hënën nga një përfaqësues i reperit dhe producentit. Artisti i lindur në Houston do të bashkëpunojë gjithashtu me “BetterHelp” për të ofruar shërbime falas të shëndetit mendor për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.