Film & Tv

“Dancing With The Stars” rikthehet me sezonin e ri, së shpejti në Top Channel!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Prej kohësh në median online përflitet se përgatitjet për sezonin e ri të “Dancing with the Stars” kanë filluar dhe vërtet kështu është. Ditën e djeshme nëpërmjet një videoje të postuar nga Luiz Ejlli, shfaqej stafi drejtues i programit, duke bërë përgatitjet për një ndër programet që rezultoi mjaft i suksesshëm sezonin e kaluar.

E ndërkohë sot është bërë publike dhe promoja zyrtare e këtij emisioni që premton sërish të thyejë rekorde. Arena e kërcimit rikthehet edhe këtë sezon të ri me të tjerë personazhe kaq të dashur për publikun. Magji, spektakël dhe super adrenalinë…

Një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel, #DWTS premton spektakël, argëtim dhe emocione të forta. “Dancing With The Stars”, së shpejti, vetëm në Top Channel!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)