Bota Botë e Çuditshme Celebrities

“Dashuria është dashuri”, çifti me diferencë moshe 37-vjeçare bëjnë plane për të pasur një fëmijë!

Një grua 61-vjeçare dhe bashkëshorti i saj i ri, 24 vjeç, kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë fëmijën e tyre të parë së bashku përmes një nëne surrogate, pavarësisht diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë. Influenceri Quran McCain dhe gruaja e tij, nëna e shtatë fëmijëve, Cheryl McGregor, u takuan për herë të parë në vitin 2012 ndërsa të dy punonin në restorantin e ushqimit të shpejtë “Dairy Queen”, kur ai ishte vetëm 15 vjeç.

Por ndjenjat romantike lulëzuan shumë më vonë. Ata humbën kontaktin, por u rilidhën në vitin 2020 kur kujdestari i Quran pa Cheryl duke punuar si arkëtare në një dyqan. Menjëherë pas kësaj ata filluan të takoheshin. Ata u martuan vitin e kaluar dhe tani janë gati të zgjerojnë familjen.

Cheryl ka tashmë 7 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por çifti tha se “ndihen se meritojnë të kenë fëmijët e tyre”. Quran u shpreh:

Ne u martuam në shtator të vitit 2021 dhe u bënë disa muaj që jemi gati të krijojmë një familje. Cheryl është 61 vjeçe dhe ka 7 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë.

Dyshja u përpoqën të bënin fëmijë me shtatzëni natyrale, por për shkak të moshës së Cheryl, ata vendosën t’i drejtoheshin një nëne surrogate ose birësimit.

Ne preferojmë një nënë surrogate, megjithatë, kemi parë shumë njerëz të përfshirë në komplikime ligjore shumë kohë pas lindjes së fëmijës. Ne po kërkojmë një nënë surrogate të mirë, e cila është e gatshme të nënshkruajë një kontratë që të mos ketë asnjë lidhje me fëmijën pas lindjes së tij. Ne nuk duam që njerëzit të përpiqen të kenë një fëmijë për ne për përfitime financiare, ne nuk jemi aq të prirur financiarisht.

Cheryl dhe Quran pohojnë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë kimi të madhe, pavarësisht se ai është më i vogël se një nga fëmijët e saj dhe ajo është vetëm gjashtë vjet më e vogël se gjyshja e tij. Menjëherë pasi çifti filloi të takohej, ata filluan të publikojnë video të tyre në TikTok dhe tani janë bërë sensacion në këtë platformë për shkak të diferencës së tyre në moshë gati prej katër dekadash.

Dasma e tyre intime u transmetua drejtpërdrejt në aplikacion dhe u shikua nga mijëra fansa të tyre. Dyshja krijoi gjithashtu një llogari në “Only Fans”, për publikimin e materialeve më private. Quran vijoi të shpjegohej:

Njerëzit në rrjetet sociale kanë shumë urrejtje për ne, ata thonë se po takoj gjyshen time. Ajo është më e re se gjyshja ime, nuk dallojmë nga asnjë çift tjetër, dashuria është dashuri. Pavarësisht se çfarë thonë apo bëjnë, nuk mund të na dëmtojë. Ne e dimë se gjërat që ata thonë nuk janë të vërteta dhe ata e besojnë atë, na vjen keq për ta. Ne jemi të lumtur dhe pavarësisht se çfarë thonë ata, ne nuk do të shmangemi nga kjo.